Kam lëkurë të yndyrshme! Çfarë duhet të bëj?
Ju nuk keni pse të shqetësoheni nëse keni lëkurë të yndyrshme. Gjithmonë ekzistojnë zgjidhje për t’ja u lehtësuar jetën.
Lëkura e yndyrshme është pasojë e akumulimit të sebumit në sipërfaqen e lëkurës. Disa lloje lëkure prodhojnë më shumë sebum në mënyrë natyrale. Faktorët e jashtëm si stresi, dieta ushqimore, ndotja e ambjentit etj favorizojnë krijimin e lëkurës së yndyrshme. Zona me më shumë shkëlqim është zona T. Ne do t’ju tregojmë sesi të shpëtoni nga lëkura me yndyrë dhe shkëlqim të tepërt.
1 / Pastroni lëkurën tuaj
Ne gjithmonë e theksojmë që pastrimi I lëkurës është shumë I rëndësishëm, aq më tepër kur keni lëkurë të yndyrshme.
Është shumë e rëndësishme të keni një pastrues, për të pastruar lëkurën në mëngjes dhe në mbrëmje.
Hiqni dorë nga përdorimi I produkteve që përmbajnë alkol, sepse nxisin prodhimin e sebumit.
Ne ju sugjerojmë xhelin pastrues dhe purifikues nga linja Sebo Vegetal. Ai ka teksturë xhel që largon sebumin e tepërt dhe largon butësisht papastërtitë dhe mbetjet e makijazhit.
2 / Përdoni skrab
Yndyra akumulon më shpejt papastërtitë për shkak të sebumit. Si ti largojmë ato? Përdorni një skrab të butë 2-3 herë në javë në varësi të nevojës së lëkurës. Skrabi purifikues me mikrogrimca kajsie, redukton sebumin e tepërt, zvogëlon poret dhe eliminon papastërtitë dhe qelizat e vdekura të akumuluara në sipërfaqen e lëkurës. Ne ju sugjerojmë skrabin e linjës Sebo Vegetal, si produkt plotësues të rutinës tuaj. Ai rinovon dhe purifikon lëkurën.
3 / Hidratoni lëkurën tuaj
Një lëkurë e yndyrshme, nuk do të thotë që është e hidratuar, kështu që hidratimi I lëkurës tuaj është shumë I rëndësishëm. Një lëkurë e dehidratuar nuk funksionon siç duhet. Ju do të ndjeni shqetësim dhe tërheqje të lëkurës. Ne ju sugjerojmë të përdorni një krem hidratues me teksturë të lehtë ose xhel. Kremi Zero Defaut, ka një teksturë të lehtë e të freskët, I cili ka një veprim të dyfishtë: 1. mbyll poret, matifikon dhe përmirëson teksturën e lëkurës; 2. Hidraton lëkurën. Gjithashtu është e rëndësishme të pini shumë ujë gjatë ditës.
4 / Zgjidhni fondatinën e duhur për ju
Fondatinat duhet të përshtatet me llojin e lëkurës tuaj. Kur lëkura është e yndyrshme, duhet të evitoni produktet që mbyllin poret, dhe zgjidhni produkte që absorbojnë sebumin e tepërt dhe lejojnë lëkurën të marrë frymë. Ju duhet të zgjidhni një fondatinë që matifikon lëkurë tuaj për të evituar shkëlqimin elëkurës gjatë ditës. Fondatina Super Mat I përmbush të gjitha këto kushte.
5 / Një lëkurë e bukur kërkon një stil jetese të shëndetshëm
Fondatinat duhet të përshtatet me llojin e lëkurës tuaj. Kur lëkura është e yndyrshme, duhet të evitoni produktet që mbyllin poret, dhe zgjidhni produkte që absorbojnë sebumin e tepërt dhe lejojnë lëkurën të marrë frymë. Ju duhet të zgjidhni një fondatinë që matifikon lëkurë tuaj për të evituar shkëlqimin elëkurës gjatë ditës. Fondatina Super Mat I përmbush të gjitha këto kushte.
6 / Çfarë ju ofron ndryshe Yves Rocher?
Linja Sebo Vegetal ju ofron një lëkurë të unifikuar dhe mat. Si është e mundur kjo? Falë pudrës së çajit BOREAL
Vetitë e tij ribalancuese veprojnë në thellësi të lëkurës për të kontrolluar shkëlqimin, neutralizimin e papërsosmërive dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës.
Ky përbërës aktiv është zhvilluar në laboratorët e Yves Rocher dhe është patentuar në Francë. Këtë përbërës aktiv ekskluziv e gjeni në të gjithë produktet e linjës Sebo Vegetal!
Comments (2)
Pershendetje , deshta me pyt qfar te perdor e kam fytyren teper te yndyrshme
Pershendetje!
Kemi linjen specifike per lekure te yndyrshme. Do tju sugjeronim laresin me mente, tonikun dhe kremin hidratues, matifikues. Ju lutem na shkruani ne inbox ne rrjetet tona sociale qe tjua dergojme me link-e produktet. Faleminderit!
Comments are closed.