Balm BIO riparues për shumë përdorime 100ml
16,00 €
- Përshkrim
- Përshtypje (0)
Përshkrim
Balmi “Famille Bio” ushqen lëkurën në fellësi falë përbërjes së tij me përbërës të koncentruar të mollës organike dhe një miks vajrash duke përfshirë edhe vajin e farave të mollës.
Balmi është i certifikuar BIO me 99% përbërës bimorë dhe mund të përdoret nga e gjithë familja duke filluar nga mosha 3 vjeçare.
Balmi ka përdorime të shumta dhe një efekt të shkëlqyer ushqyes dhe qetësues, ideal për të gjitha zonat e thata të trupit, fytyrës, buzëve, majave të flokëve etj. Gjithashtu është perfekt në kujdesin pas diellit, pas rruajtjes, me një efekt qetësues, por edhe për të ushqyer dhe hidratuar mjekrën, thonjtë dhe buzët.
- Aroma: molle
- Tipi i lëkurës: e thatë në ekstra e thatë
- Tekstura: balm – në vajore
Mënyra e përdorimit: Merrni një sasi të vogël të balmit dhe fërkojeni në pëllëmbën e duarve. Aplikojeni në zonat ku dëshironi duke e masazhuar deri në depërtim të plotë. Aplikojeni vetëm në zonat e thata të trupit dhe sipas nevojave tuaja:
Trup: gjunjë, bërryla, thembra
Duar: në lëkurë, kutikula, thonj
Fytyrë: në mollëza, faqe, ballë, mjekër, buzë
Përdoret gjithashtu në majat e flokëve, mjekrën dhe vetullat.
Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.